Deputetët provojnë sërish votimin e nënkryetarëve

LIVE

Redaksia
Albanian PostRedaksia

Dështon zgjedhja e Çitakut si nënkryetare e Kuvendit, LVV-ja abstenon, PDK-ja lëshon sallën

Vlora Çitaku nuk është zgjedhur nënkryetare e Kuvendit të Kosovës nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës.

Deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje kanë abstenuar në votim.

PDK dhe LDK kanë votuar pro emrit të Vlora Çitakut për nënkryetare të Kuvendit të Kosovës.

Pas këtij zhvillimi PDK-ja e ka lëshuar sallën e Kuvendit të Kosovës.

 

Redaksia
Albanian PostRedaksia

Ardian Gola merre shumicën e votave të deputetëve të Kuvendit të Kosovës dhe zgjidhet nënkryetar i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje.

Për Golën votuan edhe Partia Demokratike e Kosovës dhe Lidhja Demokratike e Kosovës.

Redaksia
Albanian PostRedaksia

Lushaku-Sadriu: Përkrahim të dyja format, me kusht që të votohen të gjithë nënkryetarët

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Jehona Lushaku Sadriu, tha se LDK-ja është në përkrahje të dy formave të votimit të nënkryetarëve të Kuvendit të Kosovës me kusht që të votohen të gjithë nënkryetarët e Kuvendit të Kosovës nga të gjitha partitë politike.

“Nuk e kontestojmë vullnetin e deputetëve të asnjë prej grupeve parlamentare për me e përkrahë ose mos me e përkrahë një nënkryetar të propozuar”, tha ajo.

Redaksia
Albanian PostRedaksia

Gruda: Votojmë në çdo formë, por LVV-ja duhet të garantojë konstituimin e Kuvendit

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Përparim Gruda, tha se partia e tij voton në çdo formë, vetëm në rast se LVV-ja garanton sot konstituohet Kuvendit i Kosovës.

“Ne votojmë në çdo formë, por në rast se po dëshironi ndryshimin e formës si mjet bllokade, ne këtë gjë nuk e pranojmë. Nëse dëshironi konstituimin e Kuvendit, ne votojmë si të dëshironi”, tha Gruda.